“E KAM GJET NJË TELEFON, NJË PAKO CIGARESH DHE NJË…” – FLET PERSONI QË RA NË GJURMËT E SHQIPDON ALIUT

“E KAM GJET NJË TELEFON, NJË PAKO CIGARESH DHE NJË…” – FLET PERSONI QË RA NË GJURMËT E SHQIPDON ALIUT

Thirrja e BE-së për ri-klasifikim të veteranëve të luftës, reagon OVL-UÇK

Pas nëntë ditësh nga zhdukja e tij, Shqipdon Aliu, u gjet i vdekur në fshatin e tij të lindjes. Lajmin për gjetjen e tij e konfirmoi policia në mbrëmjen e së hënës.

Ndërsa, para gjetjes së trupit të Shqipdonit, një person kishte gjetur gjësendet e tij afër vendit ku u gjet trupi.

Ahmet Limani ishte personi që kishte rënë në gjurmë të Shqipdonit mbrëmjen e së hënës. Ai kishte gjetur telefonin e tij, një pako cigaresh dhe një shkrepës, në vendin ku më pas do të gjendej edhe trupi i pajetë i 24-vjeçarit.

Limani ka treguar për Express se si ka ndodhur e tërë ngjarja pas gjetjes së gjërave të cilat i përkisnin Shqipdonit.

“E kam gjet një telefon, një pako cigaresh dhe një shkrepës. Telefoni ka qenë i ndalur, kur kam shku në shtëpi e kam mbushë me bateri dhe kur është ndezë në ekran ka dalë një fotografi e Shqipdonit. Familjarët më kanë thënë se personi që është në fotografi është duke u kërkuar. E kam telefonu dajën e tij, i kam thënë të vijë tek unë. E kemi telefonuar edhe policinë, bashkë me dajën dhe policinë kemi shku në vendin ku e kam gjetur telefonin dhe gjërat tjera, në afërsi të atij vendi policia e ka gjet edhe trupin e pajetë të Shqipdonit”, ka thënë Limani. Vendi ku dyshohet se u gjet trupi i pajetë i Shqipdonit

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i Shqipdonit është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, nga ku edhe do të mësohen rrethanat e vdekjes së 24-vjeçarit.

Shtëpia e familjes Aliu në Gadime

Express mëson se obduksioni ka përfunduar dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë e varrimit i cili do të bëhet sot.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)