Gashi: Klubi i Lipjanit po zhvishet në rrugë!

Gashi: Klubi i Lipjanit po zhvishet në rrugë!

Xhafer Kaleshi shënon super-gol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Shumica e klubeve në Kosovë, sidomos ato që garojnë në Ligën e Dytë dhe të Tretë të Kosovës, po ballafaqohen me probleme të panumërta! Klubi i ri Lipjani garon në Ligën e Tretë, por ka disa telashe, sipas tyre stërviten dhe luajnë në stadiumin e Lipjanit por nuk lejohen që të zhvishen në teshatore.
Kryetrajneri i Lipjanit, Jeton Gashi, ish futbollist, tregon për problemet që po hasin tash e tre muaj. “E para, synimet e Lipjanit janë mu ngritur një kategori më lartë. E kam një skuadër mjaft të re, me lojtar të rinj e të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen.

Por, ne po hasemi në probleme. Për herë të parë sivjet që garojmë në një rang garash, si skuadër e re, e sapothemeluar, kemi has në probleme nuk na lejohet mu zhvesh në stadium të Lipjanit, që tre muaj po zhvishemi rrugëve. Edhe në sallë nuk na lejojnë të futemi deri në orën 14.00. Këtë problem e kemi gati tre muaj, ndërsa stërvitjet i mbajmë në stadium. E kemi pasur shkollën e futbollit para një viti, me mbi 50 nxënës, por për shkak të mungesës së fushës të gjithë kanë shkuar në Ulpianë”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gashi e sqaron edhe situatën e zhveshtores. “Komuna e Lipjanit ua ka dhënë me qira stadiumin KF Ulpianës për 15 vite.

Ne duhet me marr lejen nga Ulpiana, e cila nuk na lejon të hyjmë në stadium të ri. Në stadiumin që u rinovua edhe me tribuna të reja, aty lejohem për stërvitje dhe për zhvillimin e ndeshjes.

E kemi një dëftesë për me paguar në muaj, 400 euro, për shkak se e shfrytëzojmë fushën për stërvitje dhe për ndeshje. Si ta paguajmë atë ne kur nuk kemi zhveshtore dhe ku të zhvishemi. Me kryetarin e KF Ulpianës, e kemi një kontratë dhe në atë kontratë obligohemi që të paguajmë 400 euro, por deri me tash nuk i kemi paguar. Ulpiana e menaxhon stadiumin, sepse e kanë marrë me qira për 15 vite. Arbëria e Dobrajës lejohet mu zhvesh në zhveshtoret Ulpianës dhe Lipjani jo.

Kemi biseduar në FFK-ja, ata na thonë se nuk kanë çka më bë. Jam shkuar të drejtori për sporti në Lipjan, ai me tha se këto janë mundësitë që pas orës 14.00 me u fut në sallë.

Sugjerimi i tij ishte që mu marr vesh me kryetarin e Ulpianës Abedin Salihu, sepse stadiumin e kanë marr me qira për 15 vite, që iu është dhënë me vendim të Kuvendit Komunal të Lipjanit. Problemi është shumë i madh sepse e di se çka do të thotë kjo, kur vet kam qenë futbollist, si i Dinamo së Tiranës, Lokomotivës së Sofjes, Prishtinës etj.”, tregon Gashi.

Ai është ankuar edhe në referim, sepse janë dëmtuar në takim me Kosovarin, sfidë që kishte përfunduar me rezultat 1:1.

“E kam bërë ankesën në FFK sepse referi kryesor i cili e ka referuar ndeshjen e juniorëve të Ulpianës, po i njëjti refer edhe lojën tonë, dy ndeshje të njëpasnjëshme ose njëra pas tjetrës, i cili nuk ka qenë në gjendje me referuar. Shkaku i lodhjes së tepërt të tij bëri gabime, nuk e menaxhoi lojën si duhet dhe na dëmtoi shumë”, përfundoi Gashi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)