Analisti Valon Syla, ka thënë se presioni ndërkombëtar për rifillim të dialogut, tregon se bashkësia ndërkombëtare e do një takim kah fundi i nëntorit në Bruksel.
“Vetëvendosje nganjëhere duket sikur qëllimshëm po e zvarritë gjithë këtë procesin e koalicionit. Tani e kanë çështjen e dialogut dhe presioni ndërkombëtar, shihet që kërkohet rifillimi i dialogut dhe mund të kemi një takim në Bruksel kah fundi i nëntorit”,thotë ai.
Sipas Sylës, në atë takim do të duhej të ishte kryeministri i Kosovës, dhe presidenti.
“Në atë takim do të duhej të ishte kryeministri i ardhshëm që me gjasë do të jetë Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës’, ka thënë Syla në KlanKosova.
COMMENTS