Stadiume futbolli, palestra me standarde të FIBA-s dhe të EHF-së, fusha të hapura dhe të mbyllura janë vetëm disa projektet sportive, të cilat i ka kryer dhe i planifikon Komuna e Lipjanit.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Shabani, në një bisedë për gazetën “Zëri” tregon se investimet e tilla ua lehtësojnë sportistëve në Lipjan zhvillimin e aktiviteteve sportive, shkruan sot, gazeta “Zëri”
Nuk mbahet mend të ketë pasur investime të mëdha sikur në vitet e fundit në infrastrukturën sportive të komunës së Lipjanit.
Duke pasur parasysh faktin se sporti është njëra prej sferave më me rëndësi për shoqërinë, sportistët lipjanas kanë të gjitha kushtet e mjaftueshme, të cilat shumë komuna nuk i kanë për ta zhvilluar aktivitetin e tyre sportiv.
Rinovimi i stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan, stadiumet në ndërtim e sipër në Magure dhe në Dobrajë të Madhe janë vetëm disa nga projektet e mëdha të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat janë vlerësuar tejet të suksesshme.
Së fundmi, në Lipjan ka filluar edhe ndërtimi i palestrës së madhe sportive me standarde të FIBA-s dhe të EHF-së me rreth 1200 ulëse.
COMMENTS