Kuvendarët debatojnë, kriza e ujit në Lipjan vazhdon

Kuvendarët debatojnë, kriza e ujit në Lipjan vazhdon

Mediat e huaja japin alarmin/ Ferri do ‘pushtojë’ Tokën! Ja sa do shkojnë temperaturat në verë

Kuvendi Komunal në Lipjan ka debatuar për telashet me furnizim të ujit të pijshëm në qytet dhe fshatra përreth. Këshilltarët e KK-së kritikuan institucionet përkatëse derisa qyteti i Lipjanit prej kohësh po përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka thënë se me një gjendje të tillë Lipjani do të përballet edhe gjatë vjetëve të ardhshëm, derisa Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk po i jep llogari Komunës për mungesë të ujit, shkruan sot Koha Ditore.

Albulena Kelmendi, këshilltare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qytetarët e Lipjanit po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, ndërkohë Komuna nuk po angazhohej rreth kësaj çështjeje. Sipas saj, para disa muajsh Komuna e pati formuar një ekip punues për t’i bërë disa inspektime në terren, mirëpo deri tashti nuk e ka sjellë ndonjë raport se ku qëndron problemi i mungesës së ujit të pijshëm.

“Çështja e parë ka të bëjë me problemin e ujit të pijshëm në Komunën e Lipjanit, i cili mbetet problem permanent për të cilën siç duket nuk është se po angazhohet ekzekutivi aq sa duhet. Mbase, kryetari i Lipjanit nuk e përjeton këtë problem meqë nuk është banor i Lipjanit. Ndërtesat e reja dhe katet e larta të tyre furnizohen me ujë vetëm nga dy orë në ditë, e nganjëherë fare. Ndërsa fshatrat ballafaqohen me mungesë sistematike të ujit, gjë që e vështirëson tej mase jetën e tyre. Kjo është një çështje që ne e kemi ngritur tash e një vit e gjysmë, mirëpo akoma asnjë hap e asnjë përmirësim”, ka kritikuar Kelmendi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)