Derbi po afron, për Ulpianën dhe Arbërinë është ndeshja e jetës. Përballja e një rivaliteti të jashtëzakonshëm, që shton aktet e një tradite të pasur me histori e emocione. Të dyja skuadrat vijnë në këtë derbi me ndryshime, e pa dyshim që shokët e skuadrës do t’ua kenë shpjeguar edhe të ardhurve më të rinj domethënien dhe rëndësinë e derbit.
Derbi lipjanas…mjaftonte emri për të treguar gjithcka: adrenalinë, frikë, dëshirë, ambicje. Dikur luhej për të fituar këtë ndeshje, qoftë edhe me kushtin për të humbur kampionatin, ose rrezikimin nga rënia nga liga. Mjafton që në rrugët e Lipjanit të dilje krenar. E ndjenin lojtarët, drejtuesit, tifozët, madje edhe ata që me futbollin pak lidhje kishin. Kurse tani, rivaliteti është vetëm në fushë për tri pikët, kurse në tribuna ka spektakël në frymëzim të lojtarëve, mirëpo asnjëher kore ofenduese ndaj njëra tjetres, njofton Ulpianapress.
Të dielen (nesër), derbi i parë sezonal vjen ndryshe këtë herë. Dy ekipet më të famshme të futbollit lipjanas, përballen ndërmjet tyre në pozita dhe objektiva krejtësisht të kundërta. Kuqezinjët presin vetëm matematikën për të festuar titullin kampion dimëror, një emocion të cilin nuk e përjetojnë prej themelimit, ndërsa Ulpiana vijon të lundrojë në ujëra të turbullta, ku këndellja në këtë stinor duket vëtëm një ëndërr me pikëpytje të madhe. Interesimi për të parë live ndeshjen më të rëndësishme të futbollin lipjanas gjithëher ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Derbi është përballja e pasionit, e denjë të prodhojë emocione, histori dhe liderë të rinj brenda një fraksioni sekonde. Cilët mund të jenë heronjtë e rinj të derbit të radhës? Te Arbëria, përveç njerëzve si Llugiqi, Bytyqi e Bahtiri, që i kanë përjetuar emocionet e derbit, nuk mungojnë aspirantët ndër emrat e rinj. Një prej tyre, nisur edhe nga karakteristikat, është Almir Kryeziu, njeriu që mund ta zgjidhë ndeshjen në një moment edhe nga një goditjet nga distanca, siç bëri me Trepcën.
Te Ulpiana, kandidaturat për të nxjerrë një fytyrë të re të derbit janë më të shumta. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Prishtina, Makolli, Musliu ,Ymeri e shumë të tjerë.Për të mbetur te kolonia prishtinase, një kërcënim konstant për mbrojtjen e kuqezinjëve do të jetë Drin Ymeri, një tjetër lojtar me këmbë të mira, ndërsa për mentalitet apo eksperiencë mbetet superior Musliu, një ndër të paktët lojtarë që vallëzon me topin në fushë, kurse Kelmendi dhe Emini me Kaleshin në bankë të rezervistëve, jane treshja që e di mirë rëndësinë e këtij derbi, e ndoshta vetëm dy të parët do ta kenë mundësinë që t’i shijonë emocionet në fushën e blertë.
Nesër e diel duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan, ndëgjohet fishkëllima e arbitrit për fillimin e këtij derbi./Ulpianapress/
COMMENTS