Tjetër fitore në kampionat për Ulpianën e volejbollit të femrave. Ajo e djeshmja ndaj Kaçanikut në shifrat 3-0, ka qenë e katërta radhazi në po kaq ndeshje të luajtura.Një tregues ky i ecurisë së shkëlqyer të këtij ekipi në këtë fillim-kampionati. Jo më kot, vashat lipjanase kryesojnë edhe renditjen e kampionatit aktualisht, duke treguar edhe njëherë tjetër se këtë vit do kenë të tjera pretendime në krahasim me ato të një sezoni më parë.
Ndaj Kaçanikut në ndeshjen e luajtur në sallën “Emin Duraku”, pritej fitorja e Ulpianës. Seti i parë është mbyllur me shifrat 14:25 për lipjanaset, i dyti 20:25, ndërsa në të tretin epërsia ka qenë edhe më e madhe dhe ai është fituar 17:25.
Ndshjen e radhës, Ulpiana e zhvillon në sallën e sporteve ‘’Better Life’’ në Lipjan kundër Akademia Drita Nëse vazhdohet me këtë ecuri pozitive, sigurisht që në fund të kampionatit volejbollistet lipjanase do t’a sigurojnë një biletë për në Superligë./Ulpianapress/
COMMENTS