Dikush duhet të ndërmarr diçka urgjentish, ajo që po ndodh me biletat Kosovë-Angli është thjesht turpëruese

Dikush duhet të ndërmarr diçka urgjentish, ajo që po ndodh me biletat Kosovë-Angli është thjesht turpëruese

Portieri shqiptar: Punoj si bojaxhi që të mbaj familjen!

Kanë kaluar dy ditë që prej lajmërimit të fundit nga “tiks.app” kur përmes nje postimi në Facebook paralajmëroi se biletat e mbetura për ndeshjen Kosovë-Angli do të dalin në shitje në një datë tejtër.

Gjithçka shkoi si mos më keq në shitjen e këtyre biletave, derisa uebsajti i kompanisë që merret me shitjen më shumë qëndroi jashtë sistemit se sa online, raporton Periskopi.

Pavarësisht kësaj, një numër i konsiderueshëm i bletave janë shitur, derisa “tiks.app” vazhdimisht u ankua për sulme të hakerëve e probleme teknike.

Sidoqoftë, nuk dihet çka do të bëhet me biletat e mbetura, derisa nuk ka pasur asnjë zhvillim të mëtutjeshëm në këtë aspekt.

Tmerr i vërtetë kjo që po ndodh, derisa ky duhet të jetë ndër rastet e vetme që përcillet nga tërë këto parregullsi, me “tiks.app” që thjesht duket se nuk di ta kryejë punën si duhet.

I takon Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila poashtu është e zhytur në ujëra kontravers derisa presidenti i saj po rrihet me referë e po dënohet me burg, që të gjejë një kompani të re ose të bëjë një zgjidhje tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)