VV: Vendimet e fundit të ndikuara politikisht

VV: Vendimet e fundit të ndikuara politikisht

Ambasadori Delawie Thaçit, Haradinajt dhe Veselit: Mos na e ngulni thikën pas shpinës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media thotë se ka pasur ndikime politike në vendimin e fundit të PZAP-së e Gjykatës Supreme rreth rinumërimit të vendvotimeve dhe heqjes së votave serbe nga rezultati përfundimtar.

VV thotë se janë duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe se do të sigurohen që të gjithë këta zyrtarë të përgjigjen para drejtësisë.

“Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Për deklaratat e Nismës, VV duke mos ia përmendur emrin subjektit por në një referencë të qartë për partinë e Limajt, thotë se kanë synim ndikimin në rinumërim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend.

“Insinuatat dhe presionet nga subjekte partiake që qytetarët i kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend, në një kohë kur po rinumërohen mbi gjysma e votave të përgjithshme, kanë për synim ndikimin në rinumërim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend. Ftojmë KQZ-në që në përputhje me përgjegjësitë që ka, të garantojë numërim të saktë të secilës votë, si dhe mos të bie pre e presioneve të tilla mbi numëruesit dhe stafin përgjegjës. Rezultati zgjedhor dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndryshohet as me vendime administrative, e as me presion në opinionin publik nga subjekte të caktuara”, thuhet në komunikatë.

VV përfundon komunikatën duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është shprehje e qartë për ndryshim dhe se ky vullnet do të përmbushet në Qeverinë e ardhshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)