“The Guardian” mëson se përse kosovarët e duan ekipin anglez

“The Guardian” mëson se përse kosovarët e duan ekipin anglez

Ulpiana e ‘blinduar’ në vend të parë e pret Vllazninë

Mediumi i madh britanik, “The Guardian”, sikurse edhe shumë media tjera botërore, këto ditë po qëndron në Kosovë për të përcjellë atmosferën para ndeshjes së nesërme mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për Euro 2020.

Gazetari i rubrikës së futbollit në “The Guardian”, është në Prishtinë dhe ai përcjell tek lexuesit këtë atmosferë dhe historinë mes dy vendeve.

Këtyre ditëve, nga banesat e gjelbra në lagjen “Dardania” të Prishtinës mund të shihni një shkollë, një bibliotekë dhe një fushë futbolli të rrethuar. Ky ka qenë vendi më i vështirë i kryeqytetit të Kosovës, por ajo kohë tashmë ka kaluar.

Heshtja nuk sjell asnjë kërcënim dhe thyhet vetëm nga një zë në një banesë diku, ku një fëmijë e thërret nënën e tij. E poshtë, në hapësirën për lojë, dëgjohen goditje të kohëpaskohshme të topit teksa dy djem ushtrojnë – njëri me pajisje të plota prej portieri e tjetri përgjegjës për ta ushtruar atë, transmeton Koha.net.

Dy dekada më parë këtu ka qenë hapësirë e egër, e hapur me bar e dhe. Ka ndryshuar aq shumë, por në majë të ndërtesës më të lartë ka kujtime për atë që ka ndodhur dikur. Një strukturë e hirtë dikur ka qenë postbllok i ushtarëve britanikë që zbarkuan në Prishtinë më 1999, kur forcat e NATO-s erdhën për të ruajtur paqen dhe për të krijuar ambient të sigurt në një shtet që ishte shumë i traumatizuar dhe i shkatërruar nga lufta.

Teksa Atdhe Muharremi përshkon hapësirën, atij i kujtohen ditët e para pas kthimit të tij dhe familjes së tij në Prishtinë atë verë, pasi kaluan tre muaj si refugjatë në Maqedoni. Ata ishin të parët që u kthyen në zonën e tyre, në Taslixhe, në anën tjetër të qytetit dhe, siç thotë ai, ishte një “fillim i ri… koha për të ndërtuar një jetë dhe shoqëri të re sërish”.

Image
Qyteti në fillim dukej i zbrazët e i shkretë, por teksa ktheheshin gjithnjë e më shumë njerëz, mundësitë për t’i shijuar rekreacionet e vjetra u rritën. Muharremi do të udhëtonte për në Dardani për të luajtur futboll në atë fushën me gropa. Kohë pas kohe, atyre u bashkëngjiteshin, vetëm për pak minuta, ndonjë i huaj.

“Djemtë e KFOR-it britanik ishin në patrullime dhe ndonjëherë hynin në lojë, luanim me top me ta”, thotë ai. “Ndalonin, flisnin me to, na bashkëngjiteshin. Ishte njëfarë mënyre lidhje përmes lojës, nuk na duhej gjuha e njëjtë. I shihnim si heronjtë tanë. Ishin shumë të mirë, shumë të dashur me ne. Ishte një dashuri e ndërsjellë e sigurt pa fjalë, e ndienim energjinë. Mund ta ndienim këtë dashuri”.

Pritja e për Anglinë dhe tifozët e saj është e jashtëzakonshme për ndeshjen e së dielës për kualifikime në Euro 2020, gjë që për Kosovën tashmë është betejë e humbur por do të kremtohet një marrëdhënie që vështirë se mund të ketë më të thellë.

Roli britanik, në mesin e një koalicioni ndërkombëtar, për t’i dhënë fund betejës brutale me forcat serbe nuk është harruar asnjëherë në Kosovë. Për këtë arsye edhe rrugët janë të emërtuara në bazë të Tony Blairit dhe Robin Cookut, të cilët ishin instrumental me politikat e tyre që çuan në dëbimin e trupave të Beogradit nga Kosova përmes NATO-s, dhe për ç’arsye edhe shumë fëmijë u emërtuan Tonibler. Dhe për këtë arsye qendra e Prishtinës është stërmbushur me posterë që ofrojnë falënderime ndaj 1,000 apo më shumë fansave që kanë mbërritur në kryeqytetin e Kosovës.

ImageFjalët e Muharremit nuk dalin lehtë; si një figurë me përvojë të gjatë me të kaluarat e vendeve e pyeti “Observer”-in, sa shpesh mund të thuhet sinqerisht se një komb ka dashuri kaq të thellë për një vend tjetër? Kushdo që kalon nëpër Bulevardin “Nëna Terezë” s’mund të shmang banerët “Welcome and respect” – bashkë me flamujt anglezë e kosovarë me një lulëkuqe – që shfaqen çdo 100 metra apo më shumë dhe ka pasur edhe shenja tjera të vogla. Një plan për t’u ofruar fansave anglezë alkool gratis nuk u realizua por kamarierët nëpër Prishtinë do të veshin fanella të veçanta.

Blodin Gagica është pronari i “Gagit”, një restorant mesdhetar 500 metra larg stadiumit kombëtar. Kur vëllai i tij më i ri, që ka një foto-studio, dizajnoi banerin “Welcome, brothers!” me fotografitë e Raheem Sterlingut, Fabian Delphit e Danny Roset, ai kërkoi edhe një për veten. Tani ajo qëndron në ballkonin e ndërtesës, transmeton Koha.net.

“Nuk e bëmë për vëmendje”, thotë ai. “Thjeshtë e bëmë për t’iu falënderuar për gjithçka. Asnjëherë s’kemi menduar se do ta kemi mundësinë ta themi në këtë mënyrë, para se të luanim futboll kundër Anglisë. Më sjell emocione të mëdha. Kur i pamë ushtarët britanikë thamë se ‘Zoti po nda ndihmon’”.

ImageDhëndëri i Muharremit, Shpetimi, u bë i famshëm kur një fotografi e tija duke luajtur futboll me një ushtar në Dardani u rishfaq online para se dy skuadrat të luanin në Southampton dy muaj më parë. Qindra persona tjerë kanë ndonjë tregim të tillë dhe ndikimi i forcave ishte i pabesueshëm.

Por Kosova nuk do të ishte një shtet kaq optimist pa vendosmërinë e popullit të vetë; ekipi i futbollit, i cili luajti ndeshjen e parë miqësore zyrtare pesë vjet e gjysmë më parë mund të arrijë Euro 2020 përmes play-offit, është reklama më e mirë e kësaj dhe Muharremi është krenar që janë në gjendje të jenë sikurse Anglia.

“Kurrë s’e kam menduar se do të luanim me ta për 20 vjet, dhe kurrë s’e kam menduar se do të kemi një skuadër kaq të fortë për t’iu bërë ballë atyre”, thotë ai. “I duam futbollistët tanë; na kanë bërë të ndihemi më shumë kosovarë”.

ImageTeksa ai flet, fëmijët në fushën e betonit – të cilët janë të moshave rreth 11 vjeçe, sa mosha e Muharremit kur ishte kthyer më 1999 – vazhdojnë të luajnë, njëri nga ta bën lojë të mirë duke bërë goditje të mira me këmbën e tij të majtë. Ai është i veshur me fanellën e Kosovës dhe sqaron se ka ushtruar një kohë në një akademi në Kroaci.

Vetëbesimi i tij flet për Kosovën moderne, reflekton në identitetin që futbolli po ndihmon të gdhend. Kullat e sipërme dëshmojnë një lojë të mbushur me shpresë përsëri; por kjo ngjan me një botë larg kohës kur, nën shoqërinë e atyre ushtarakëve britanikë, ishte çlirim vetëm të luaje.

“Kur isha i ri ëndërroja të luaja në fanellën e Kosovës sikurse kjo”, thotë Muharremi.

E tani, duke iu falënderuar pjesërisht ndihmës britanike, djemtë e vajzat në Kosovë nuk kanë nevojë më të imagjinojnë.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)