Një grua 31-vjeçare është gjuajtur me armë dhe ka mbetur e vdekur nga një burrë, të cilit dyshohet se i kërkoi 25 centë që të blinte bukë.
Kamerat e sigurisë incizuan ngjarjen, të ndodhur në Rio de Janeiro të Brazilit, në mëngjesin e të shtunës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Gjersa insistonte të kërkonte para, burri vazhdonte ta injorojë atë, deri në momentin kur filluan të shkëmbenin fjalë. Në ato momente, burri, i pa identifikuar, nxori armën nga brezi dhe e gjuajti me të gruan e pastrehë.
Arma me të cilën kishte gjuajtur dorasi ishte revolver 39 kalibër.
COMMENTS