Lipjani sot është zgjuar kuq e zi. Në këtë 107- vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qytetet kanë nisur festimet e para.
Rrugët e Lipjanit kanë filluar të marrin ngjyrën kuq e zi, teksa atmosfera është shumë impozante.
Sheshi’’Adem Jashari’’ është pushtuar i gjithi nga flamuj, dhe simbole të tjera kuqezi çka tregon se atmosfera ka filluar të ndizet shumë herët.
28 nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme. Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, daljen e parë në skenën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 28 Nëntor 1997 dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Në këtë ditë të shënuar në Kosovë pritet që të ketë edhe shumë aktivitete festive.
Gjithashtu, përveç aktiviteteve të tjera është parashikuar edhe shfaqja e filmit ‘’Nëntori i Dytë’’ në Qendren Rinore në Magure si turniri në po të njejtin lokalitet./Ulpianapress
COMMENTS