Rita Ora uron pavarësinë, thotë se do të rindërtoj shtëpitë e të prekurve nga tërmeti

Rita Ora uron pavarësinë, thotë se do të rindërtoj shtëpitë e të prekurve nga tërmeti

Ja kush po e çmend Arbana Osmanin (Foto)

Këngëtarja Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në facebook se çfarë dhe si do ta ndihmoj Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor

26 nëntori është ditëlindja e këngëtarës dhe ajo pavarësisht kësaj kishte disa postime për Shqipërinë.

Tani në këtë postim Rita ka shkruar se ajo do të koordinohet me kryetarin e prefekturës së Tiranës për ndihmat.

“Gëzuar Ditën e Flamurit #Shqipëri!!! Pas kalimit të ditëlindjes sime kam kaluar disa ditë duke menduar për ta bërë gjënë më të mirë. Bashkë me Erion Veliaj, ne kemi vendosur për t’i gjetur disa familje për t’ia rindërtuar shtëpitë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri”, ka shkruar Rita.

Ajo e ka cilësuar Erionin si një lider të vërtetë dhe thotë se lidershipi i tij është shembull.

“Unë sugjeroj që kushdo që mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose ndonjë shoqatë bamirëse apo ndonjë mënyrë që të ndihmoni për rindërtimin e shtëpive të viktimave nga ky shkatërrim. Familja e parë që unë kam zgjedhur për t’i ndihmuar është familja Sala dhe ne do të të përcjellin gjendjen e saj dhe shumë familjëve të tjera të cilat kanë nëvojë për ndihmë”, ka shkruar Rita duke postuar edhe një link ku mund të jepen donacione për Shqipërinë. /GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)