Sali Berisha: Jam prekur shumë kur kam parë shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës

Sali Berisha: Jam prekur shumë kur kam parë shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës

‘Ja kush e vrau dhe pse e vrau Oliver Ivanoviqin’

Korrespodenti

LAJME
Sali Berisha: Jam prekur shumë kur kam parë shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës
KorrespodentiKorrespodenti27 Nëntor, 2019 – 10:28

0
SHARES
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vlerësuar lartë rolin e ushtarëve të Kosovës, pas tërmetit tragjik që goditi sot Shqipërinë.

Berisha, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ndihmat nga Kosova janë shumë të mirëpritura.

“Njerëzit që kanë humbur gjithçka, kanë nevojë për çdo gjë”, tha ai.

Berisha thotë se është prekur shumë kur ka parë në rrjete sociale dhe media, shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës.

Ish-kryetari i PD thotë se ka marrë informacione që shumë qytetarë të prekur nga tërmeti po kalojnë natën në tenda e shumë të tjerë në Prishtinë te vëllezërit kosovarë.

Ish-kryeministri thotë se është e çuditshme që Qeveria e Shqipërisë ende nuk ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)