Pas tragjedisë që goditi Shqipërinë, me nismën e “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me Mozzik dhe Arbër Hajdarin, u arrit shifra prej 1.6 milionë dollarëve, që iu dedikohen të prekurve nga tërmeti.
Revista e njohur italiane “ESSE Magazine” i ka kushtuar një artikull reperit Mozzik, i cili këto ditë është angazhuar për t’i ndihmuar banorët e Shqipërisë.
“Bilanci i tërmetit në Shqipëri është përkeqësuar, duke u rritur në 49 të vdekur dhe 750 të plagosur. Nisur nga situata e rëndë emergjente, Mozzik, një reper kosovar/shqiptar filloi mbledhjen e fondeve tre ditë më parë për të kontribuuar në operacionet e urgjencës dhe rindërtimin. Rezultatet janë të jashtëzakonshme: deri më tani, gati 1.6 milion dollarë janë grumbulluar dhe ai duhet të arrijë shifrën prej dy milionë brenda një kohe të shkurtër”, është mbishkrimi që ia la revista italiane përshkrimit të artiullit për Mozzik në Instagram.
Por, “ESSE Magazine” nuk është e vetmja që ka shkruar për Mozzik, pasi edhe “Rebel Magazine” i dedikoi atij një artikull.
Në këtë artikull vihet në pah fakti se si hip-hopi mund t’i ndihmojë njerëzit dhe të qëndojnë në vijë të parë në ngjarje të tilla tragjike.
“Rebel” thekson edhe faktin se si artistët kanë dalur vullnetarisht në vatrat e prekura nga tërmeti për t’iu ndihmuar personave në nevojë. /Lajmi.net/
COMMENTS