Ndihma e kosovarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nuk po ndalen.
Gjatë ditës së sotshme organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit.
Këto ndihma janë dhënë në bashkëpunim me Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken, Majlinda Cara.
Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. Ato përfshinin veshmbathje, pako ushqimore e higjenike.
“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!” ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”
Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi./Indeksonline/
COMMENTS