Arbëria e Bahtirit ndjek rekordet, i radhës vendoset ndaj Drenasit

Arbëria e Bahtirit ndjek rekordet, i radhës vendoset ndaj Drenasit

Superkupa e Europës, Talini “ndez dritat” për derbin madrilen

Arbëria e Bahtirit ndjek rekordet dhe tashmë është shumë afër të shpallet kampion vjeshtor për herë të parë në histori, me numrin më të madh të fitoreve, më pak humbje, mbrojtje mesatare, sulmin më të mirë me 28 gola të shënuara. Ekipi aktual po i thyen rekordet njëri pas tjetrit.

Dhe në horizont, tani, ka një që ka rezistuar për më shumë se gjysmë shekulli. Kur epoka e Jahir Krasniqit ishte akoma në ardhje. Duke mposhtur Drenasin nesër, kuqezinjët mund të fitojnë për herë të parë epitetin e kampionit në Ligën e Parë, 7 nga 15 ndeshjet e para të fituara e mbajnë në krye klubin dobrajas. Kurrë më parë nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë gjë, në historinë e tyre. Klubi dobrajas për momentin po thyen të gjitha rekordet.

Por kjo nuk është e gjitha: me ritmin e golave të tre bomberave, Bytyqi-Kryeziu-Kashtanjeva, porta e gardianit të Denasit ndihet seriozisht e kërcënuar.Fitorja në këtë ndeshje do të ishte arritje për kuqezinjët, sepse e ka vlerën e kampionit, ëndërr e kahmotshme e gjereatve që mbajtën gjallë emblemën e klubit edhe në momente të vështira.

Arbëria me 26 pikët në 15 javë kampionati është fillimi më i mirë i dobrajasve ndonjëherë, që kur hyri në fuqi 3-pikëshi për një fitore. 9 ndeshje pa humbje i kanë lejuar klubit të kujtojnë epokën kur Arberia kishte gjeneratën më të mirë në histori të kubit në vitin 2003, të përbërë kryeisht nga lotarë dobrajas e udhëhequr nga kryetrajneri Enver Duriqi dhe me lojtarët si, Armend Llugiqi, Hasan Uka, Izjah Gashi, Enver Breznica, Besim Bytyqi, Artan Gashi, Arian Duriqi, Nexhat Ajeti e shumë të tjerë. Atëbotë, Arbëria edhe pse pa financa,kishte nisur kampionatin me ambicie për t’a konkurruar Superligën. Mirëpo, ndeshja me Getoarin në xhirot e para të kampionatit, i rrënoi keto ambicie. Edhe pse ndeshja zhvillohej ne Dobrajë, gjyqtari kryesor ishte aq i njëanshëm duke i ndihmuar udhëtuesve ditën për diell, sa kjo irritoi shikuesit e shumtë, që me mbarimin e lojës ti vërsulen atij dhe e sulumuan fizikisht. Kjo i kushtoi Arbërisë me 7 lojtarë standard të dënuar dhe pezullimin e fushës, që të gjitha ndeshjet si vendas ti luaj në Kaçanik. Dhe që të gjitha 9 ndëshjet Arbëria që i zhvilloi në Kacanik i fitoi dhe në fund, e gjithë këto telashe, arriti të renditej e gjashta në tabelënë e klasifikimit, ani pse gjithë kampionatin,vetëm dy ndeshje i kishte zhvilluar në Dobrajë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)