Disa rrugë nëpër Lagjet e komunës së Lipjanit ende mbesin një problematikë e madhe për banorët.
Banorët çdo ditë ankohen për rrugët e dëmtuara dhe me baltë, ku po hasin në vështirësi qarkullimi.
Adem Tasholli anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjanit, ka shprehur shqetësimin e tij, duke postuar kështu një fotografi ku mund ta shohim rrugën me të vjetër në Gadime që ndyshe njihet edhe si rruga e Xhamisë.
Rruga është mjaft e dëmtuar, me gropa ku automjetet e kanë të vështirë qarkullimi, ose thuajse të pamundur qarkullimin.
‘’Kujt ia merr merr mendja se kjo rrugë mund të jet në qendër të fshatit Gadime? Rrugë kjo e cila është më e vjetra në fshat dhe njifet si rruga e xhamisë,në të cilën çdo ditë kalojnë banorët e fshatit,kuptohet vetëm verës se në këtë stinë plotësisht kjo rrugë është e pakalueshme!!!’’, ka shkruar Tasholli./Ulpianapress/
COMMENTS