Nënkryetari i KF Prishtinës Muçiqi: Rrespektojmë jashtëzakonisht shumë Arbërinë

Nënkryetari i KF Prishtinës Muçiqi: Rrespektojmë jashtëzakonisht shumë Arbërinë

BAC, KOMANDANTËT e quan në vend amanetin!

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante nga ky short doli të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës 89, ndeshje kjo e cila do të luhet në Suharekë.

Ndërsa sa i përket skuadrave tjera nga Superliga si Feronikeli e Prishtina do të kenë punë më të lehtë. Skuadra nga Drenasi do të luaj në shtëpi ndaj A&N, ndërsa Prishtina do të luaj si mysafir ndaj Arbërisë.

Nënkryetari i klubit futbollistik Prishtina, Afrim Muçiqi pas hedhjes së shortit u shpreh se fakti që skuadra e tij luan me një skuadër të nivelit më të dobët nuk do të thotë punë fati, pasi Prishtina është përgatitur edhe për klube më të mëdha se sa kundërshtari që do ta kenë përballë në 1/8 të Kupës.

“Nuk është punë fati, është punë që ne jemi të përgatitur edhe për klube më të mëdhaja, mirëpo në këtë rast do ta respektojmë jashtëzakonisht shumë edhe kundërshtarin e radhës që e kemi, sepse çdo ekip që luan kundër Prishtinës e ka motivin shtesë kështu që për klubin tonë do të jetë një ndeshje sikur të gjitha ndeshjet tjera kampionale”, tha fillimisht.

Sa i përket ndonjë favoriti për të fituar kupën e Kosovës në futboll, Muçiqi u shpreh se nuk mund të ketë ndonjë favorit duke parë edhe ecurinë e skuadrave si në kampionat ashtu edhe në garën e kupës.

“Prishtina gjithsesi, ka edhe klube tjera mirëpo ju e pat edhe gjiron e fundit për shembull në kampionat pastaj edhe gjiron e kaluar të Kupës, është problem me dhënë vlerësime kështu që duke pasur parasysh edhe kushtet klimatike çfarë i kemi në Kosovë, në terrenet të cilat nuk janë në gjendje edhe aq të mira, është vështirë që të përcaktohet që të them ky apo ai është favorit duke mos i anashkaluar klubet e Superligës, por në këtë garë nuk dallon dëshira si e klubeve të Superligës po ashtu edhe të Ligës së Parë dhe të Ligës së dytë”, përfundoi Muçiqi./Kosovapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)