Ministri në detyrë, i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer se Ligji i Pagave është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.
Sipas Ismailit, çdo zvarritje është dëshpëruese, pasi kanë bërë punë të madhe me mjekët e infermierët që të bëhet ky ligj dhe stafi mjekësor të ketë
pagë të dinjitetshme.
Postimi i plotë i Uran Ismailit:
Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje. Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë.
COMMENTS