Të kujdesesh për kafshët e kopshtit zoologjik është një punë sa e bukur aq edhe e rrezikshme kur vjen momenti për të ushqyer luanin.
Një punonjës i kopshtit zoologjik në Pakistan nuk ishte me fat pasi në momentin që po ushqente luanin, ky i fundit i shqeu dorën.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në (9 dhjetor) në kopshtin Karachi Zoological Gardends.
Për 40 sekonda ai luftoi me luanin deri në momentin që ai e lëshoi.Një skenë e tillë tmerroi të gjithë vizitorët të cilët nuk arritën ta ndihmonin.
Menjëherë punonjësi i kopshtit zoologjik u dërgua në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
COMMENTS