Unitedi mposht bindshëm Alkmarin, Roma me barazim kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Unitedi mposht bindshëm Alkmarin, Roma me barazim kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Feti Gërbeshi sërish ndanë donacion për klubin e futbollit “Ulpiana” (Foto)

Manchester Unitedi ka mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Evropës me fitore bindëse ndaj Alkmarit.

“Djajtë e Kuq” fituan 4 me 0 me dy gola të Mason Greenwodit e nga një të Juan Matas e Ashley Youngut.

Unitedi në Grupin L ka 13 pikë në pozitën e parë. Alkmari kualifikohet tutje nga pozita e dytë, ndërsa janë eliminuar Partizani e Astana.

Në grupin tjetër, atë J, Roma është kualifikuar tutje, pas barazimit me Wolfsbergerin 2 me 2. Perotti e Edin Xheko shënuan për romakët, ndërsa për mysafirët Florenzi shënoi autogol, teksa Weissman shënoi golin e dytë.

Roma kaloi grupin me nëntë pikë, në pozitën e dytë pasi në takimin tjetër Basaksehiri befasoi në fund Monchengladbachun, 2 me 1, për t’ia zënë pozitën e parë dhe për ta eliminuar.

Tabela përfundimtare e Grupit J është kjo:Image

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)