Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Kosova me më shumë burra se sa gra

Ankaraja pohoi se është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve sot.

Në një fjalim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi Izraelin dhe bëri thirrje për unitet islamik në mesin e “vëllezërve dhe motrave”.

Sipas Jerusalem Post, Erdogan pretendoi se Izraeli po e keqësonte “situatën në Jerusalem dhe Palestinë” çdo ditë, përcjell Telegrafi.

Ai tha se Izraeli nuk e njeh drejtësinë, ligjin, të drejtat e njerëzimit dhe se kjo “thellon krizën në rajon kundër myslimanëve”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së mbrojturi të drejtat e palestinezëve dhe të qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të shtypurit”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

Udhëheqësi i Turqisë pretendoi se vendi dëshiron të “mbrojë më mirë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara nga kërcënimet perëndimore”.

PO sipas JP, Erdogan gjithashtu tha se myslimanët janë një e katërta e botës, por janë të izoluar dhe se myslimanët duhet të bashkohen për të shtyrë ndikimin e tyre politik dhe “aftësinë kulturore” për të sjellë civilizimin islam në “vendin e tij të duhur”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)