Shpërthimi i skandalit seksual i ka dhënë praktikisht fund karrierës së Kevin Spacey në “Hollywood”.
Një ditë më parë u njoftua se figura e aktorit do të fshihet krejtësisht nga një film tashmë i përfunduar, “All the Money in the World”, ku interpretonte manjatin e naftës Jean Paul Getty. Regjisori Ridley Scott vendosi ta zëvendësojë Spaceyn me Christopher Plummer.
Por, tani që makineria e së vërtetës në parajsën amerikane të filmit ka marrë udhë, duket se ajo nuk ka ndërmend të ndalet. I fundit që bën sot llogaritë me veprimet e pahijshme të së shkuarës është Steven Seagal, i akuzuar nga aktorja Portia de Rossi për gjeste të shëmtuara në sytë e saj.
Ajo shkroi në “Twitter” sesi fytyra e njohur e filmave aksion i kishte thënë gjatë një audicioni, sesa e “rëndësishme është kimia jashtë sheshit të xhirimit” dhe kishte zbërthyer zinxhirin e pantallonave.
Menaxheri i Seagal i tha BBC-së se 65-vjeçari nuk do të bënte asnjë koment mbi këto pretendime.
Bashkëshortja e moderatores së njohur amerikane, Ellen DeGeneres, nuk është e vetmja që lëshon akuza të tilla ndaj Seagal. Disa femra të tjera, përfshirë Julianna Margulies dhe modelen Jenny McCarthy, ankohen për sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe ngacmime.
Aktorit, që kulmin e famës e ka shijuar në vitet ’80-’90 me filma si ‘Under Siege’, shefi i Kremlinit Vladimir Putin i dha në vitin 2016 nënshtetësinë ruse.
Top Channel
COMMENTS