Muriqi synon ta frymëzojë Fenerbahcen ndaj liderit Sivasspor

Muriqi synon ta frymëzojë Fenerbahcen ndaj liderit Sivasspor

Romangoli “shpëtimtar”, Milani në vendin e katërt

Vedat Muriqi do të kërkojë ta frymëzojë Fenerbahcen drejt fitores ndaj liderit të Superligës turke, Sivassporit, në përpjekje për t’u ofruar kreut në vetëm dy pikë në luftë për titull.

Feneri udhëton drejt Sivas për t’u përballur me liderin, i vetëdijshëm se nëse pëson disfatë do të ngel plot tetë pikë prapa në garë për titull.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi – i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën elitare turke deri tani këtë sezon – do ta udhëheqë edhe sot si përherë sulmin e Fenerbahces në stadiumin Yeni 4 Eylül.

Gjiganti turk ka lëshuar pikë në tri nga pesë ndeshjet e fundit në ligë, duke rënë në pozitën e pestë në renditje, pesë pikë mbrapa liderit.

Derbi i sotëm është një mundësi tjetër e mirë për Muriqin – i cili i ka shënuar 9 gola dhe 1 asist në 13 paraqitje në ligë deri tani – ta dëshmojë veten në ndeshje të mëdha.

Paraqitjet e shkëlqyera të 25-vjeçarit nga Prizreni në fanellën e Fenerit dhe Kombëtares së Kosovës këtë sezon kanë rënë në sy të disa prej klubeve elitare evropiane.

Tottenham është duke e vëzhguar Muriqin dhe pritet të bëjë ofertë për të në janar, e cila thuhet të jetë në vlerë rreth 20 milionë euro. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)