Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara.
Me këtë rast, faqja zyrtare e Komunës, ka thënë se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, njofton Ulpianapress.
Njoftimi i plotë i Komunës së Lipjanit:
“Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara.
Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”.
COMMENTS