Lum Kuvendi i Lipjanit që e ka Argjend Tashollin kuvendar

Lum Kuvendi i Lipjanit që e ka Argjend Tashollin kuvendar

Bashkim Budakova zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Lipjan

Se Argjend Tasholli është kuvendari më i mirë i Lipjanit, kjo nuk vihet në dyshim.

Se Argjend Tasholli është më aktiv në kuvendin e Lipjanit, as kjo nuk vihet në dyshim.

Se Argjend Tasholli është kuvendari i KK-së së Lipjanit, që më shumë nga të gjithë në kuvend ngre zërin për të mirën e qytetarëve të Lipjanit, më së paku vihet në dyshim.

Këto janë vetëm pak nga cilësitë e kuvendarit Tasholli dhe aktivitetin e tij në kuvend, por që për ta dëshmuar këtë para qyterarëve dhe lexuesve, duhet ilustruar me fakte.

Ne i përmendëm vetëm disa, kurse nëse kemi harruar ndonjë, i kërkojmë ndjesë kuvendarit Tasholli, sepse mëkati më i madh është ti vihet në hak një kuvendari dhe personalteti të tillë, që kuvendi i Lipjanit ka kohë që nuk e ka pas.

Kuvendari Tasholli para çdo seance kërkon nga qytetarët që hallet e tyre ti adresojnë tek ai, në mënyrë që ky ti paraqes në kuvend.

Prandaj është i veçantë sepse është një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe komunës.

Shënimi i plotë i Tasholli:

Nëse keni ndonjë çështje për të ngritur në Kuvendin Komunal në Lipjan, më shkruani mos hezitoni ju lutem sepse ju më keni zgjedhur të iu përfaqësojë në Kuvend që të jem zëri juaj.
Unë çdo herë, çdo moment dhe çdo kohë jam në shërbimin tuaj.
Jam shërbëtor për intersat e çdo qytetarit të Komunës së Lipjanit që ti ngris shqetësimet e tuaj karshi pushtetarëve.
Kuvendi Komunal në Lipjan është planifikuar të mbahet me dat. 20.12.2019.
Sinqerisht,
I juaji Argjend Tasholli- PDK dega Lipjan

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)