Zbulohen detaje të padëgjuara: Kështu ndodhi vrasja e gazetarit Ismail Bërbatovci, ja nga kush ishte ndaluar për të mos u kthyer kurrë

Zbulohen detaje të padëgjuara: Kështu ndodhi vrasja e gazetarit Ismail Bërbatovci, ja nga kush ishte ndaluar për të mos u kthyer kurrë

SULM ME BOMBË MBI NJË LOKAL NË RAHOVEC

Nexhat Haziri, analisti politik, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sipas pohimeve të dëshmitarëve edhe gazetari Ismail Bërbatovci, njëherësh edhe veprimtar i LDK-së, para se të zhdukej ishte parë në mesin e të burgosurve në Burgun e Kleçkës.

Sipas Hazirit, gazetari Bërbatovci ishte ndaluar nga UÇK-ja, më 23 korrik të vitit 1998, në Blinajë në bazën e UÇK-së të Zonës së Nerodimes.

“Qëllimi i shkuarjes së gazetarit Ismail Bërbatovci në bazën e UÇK-së, ishte realizimi i një interviste të dakorduar ditë më pare”, tregon mes tjerash Haziri.

Kujtojmë se Ismail Bërbatovci ishte gazetar, profesor i gjuhës shqipe dhe veprimtar i LDK-së.

Ja shkrimi i Hazirit:

Burgjet e UÇK -së, një krim i pandëshkuar (3)

Sipas pohimeve të dëshmitarëve, edhe gazetari Ismail Berbatovci,(veprimtar i LDK-së) para se të zhdukej (ekzekutohej) ishte parë në mesin e të burgosurëve në Burgun e Kleçkës, për t’u mos u kthyer më kurrë. Gazetari Berbatovci ishte ndaluar nga UÇK -ja më 23 korrik të vitit 1998 në Blinajë në bazën e UÇK-së të Zonës së Nerodimes, ku komandant zone ishte Shukri Buja, tashmë i intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte.

Qëllimi i shkuarjes së gazetarit Ismail Berbatovci në bazën e UÇK-së, ishte realizimi i një interviste të dakorduar ditë më parë. Në një rast kur Shukri Buja (një nga eksponentët e lartë të PDK-së pas lufte), është pyetur për rastin një fjalë, kishte mohuar se në zonën ku ai ishte komandant të jetë zhdukur ndonjë gazetar. KOHA PËR DREJTËSI ! (n.h)

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)