Vdes ish-futbollisti i njohur lipjanas (Foto)

Vdes ish-futbollisti i njohur lipjanas (Foto)

Ambasadorja kroate: Fitorja e Kroacisë, porosi edhe për Kosovën

Selim Bajrami, ish-futbollist i shquar i Sllogës (KF Ulpiana), ka vdekur në moshën 65 vjeçare.

Bajrami, ka luajtur rolin e qendërmbrojtësit dhe ka qenë ndër futbollistët e vijës së fundit më të respektuar atëkohë në Kosovë, i cili në vitet 1980 dhe fillimin e 1990-ave së bashku me klubin e Sllogës nën drejtim e trajnerit të mirënjohur Enver Duriqi po e shkruanin historinë në futbollin kosovar.

Përveq Sllogës, Bajrami ka luajtur edhe për Rudarin e Goleshit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër(mërkure) në orën 12:00, në varrezat e fsjatit Rreze ish-Leletiq.

Gazeta Ulpianapress, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)