“7 Vëllezërit” Center falënderon konsumatorët për 17 vite besnikëri

“7 Vëllezërit” Center falënderon konsumatorët për 17 vite besnikëri

Nëndega Lipjani II me strukturë të re, Alban Nuredini zgjidhet kryetar

Pas një suksesi të vazhdueshëm me marketin e tyre në krye me pronarin Z. Fadil Sopa filluam zgjerimin duke hapur Qendrën e parë Tregtare në Qytetin e Lipjanit në vitin 2017.

Emri ”7 Vëllezërit” vjen nga familja, ku kjo familje përbëhet nga 7 Vëllezër.

Besimi i qytetarëve lipjanas dhe me gjerë ishte i hovshëm ku brenda pak ditëve, u bë vendi më i frekuentuari dhe më i besuari i konsumatorëve të Komunës Lipjanit, pasiqë dominonte korrektësia në raport me konsumatorin dhe asnjehër deri më sot konusmatori nuk ka hasur në ndonjë parregullsi ne ketë Qendër Tregtare.

Misioni i Qendrës Tregtare “7 Vëllezërit” Center në Lipjan është që të ofrojmë asortiman sa më të gjërë, çmime të volitshme , shërbim kualitativ në mënyrë që të plotësojmë të gjitha nevojat e konsumatorëve gjatë blerjës për familjen e tyre.

Në mbrendësi të Qendrës “7 Vëllezërit” Center, ju mund ta gjeni të vetmin restorant në Lipjan që ofron kushtet më të rehatshme e ku nuk pihet duhani, nëse doni të kaloni një drekë apo darkë të shijshme me familjen tuaj, mund t’a vizitoni dhe të bindeni për mundësitë që ofron restoranti.

Ngrohja që mund t’a përjetoni nga ngrohja e ambientit është jo vetëm nga mikëpritje e stafit dhe kushtet që ofron, por edhe nxehtësia që ka mbrenda restorantit dhe krejt këto mund ti shijoni me veshje me krah të shkurtër.As nuk do të mërdhiheni e as nuk do të helmoheni me tym të duhanit.

Nuk mbaron me kaq, sepse mbrenda Qendrës ju mund t’i gjeni brendet më të njohura të koleksioneve të markave të ndryshme të rrobave dhe këpucëve me çmime të lira.

Me rastin e festimit të 17 vjetorit “7 Vëllezërit” Center kanë pregaditur ofertat nga më të mirat për konsumatorët e saj.Festa e 17 vjetorit do të jetë data 26 dhjetor, ku konsumatorët mund të furnuzohen me ushqim për festat e fundvitit me çmime të lira.

Ky zbritje i dedikohet të gjithë konsumatorëve duke i falënderuar për besnikrinë e treguar për 17 vite me rradhë.

Ditëlindja jonë, Festë për ju ky është sllogani që do të percjellë zbritjen e kësaj feste .

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)