Karateistja nga Ribari i Vogël, Antoneta Budakova, kampione e Kosovës dhe fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik, është shpallur fituese nga lexuesit e Gazetës Ulpianapress, në sondazhin të cilin e organizoi kjo gazetë.
Per 24 orë sa zgjati mundësia e votimit, Budakova, në një listë personalitetesh me nam edhe jashtë Kosovës, ka aritur t’i mposhtë ata me një epërsi të dukshme. Ajo është e renditur e para duke marrë 39 përqind të votuesve.
Është interesant se varianti “tjetër”, ka përqindjen e dytë më të lartë me 26 përqind. Ndërsa i treti më i votuar është bshkëfshatari i Anotentës, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli me 12 perqind.
Gazeta Ulpianapress i uron Antoneta Budakovës çmimin e parë, me shpresën se në vitin që po hymë, të ketë suksese edhe më të mëdha. Urime Antoneta!
Kjo është renditja e kanidatëve në bazë të përqindjes që ata kanë fituar:
COMMENTS