10 familje në nevojë do të bëhen me kulm mbi kokë më 22 Janar falë Komunës së Lipjanit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Familjarët që janë përzgjedhur për t’u bërë me kulm mbi kokë kësaj radhe lajmin e madh do ta kuptojnë në takimin e nesërm, duke filluar nga oa 14:00, i cili do të mbahet më 22 Janar në Shtëpinë e Kulturës në Lipjan, ku përmes një zarfi dhuratë që do ta marrin brenda do të gjejnë çelësin e shtëpisë, shkruan Ulpianapress.
Komuna e Lipjanit përmes njoftimit në faqen e tyre zyrtare ka bërë me dije se ‘’ Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe humanisti Halil Kastrati, nesër më 22 janar 2020 në orën 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan do të dhurojnë çelësat e 10-të shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Ndërtimi i këtyre shtëpive u mundësua nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”./Ulpianapress
COMMENTS