Disa ditë më parë ai bëri aksident me veturë, ndërsa i riu lipjanas, s’arriti t’u mbijetojë plagëve.
Shqiprim Zeqiri ka ndërruar jetë dje, ndërsa kishte bërë aksident në Hallaq të Madh, njofton Ulpianapress.
Krerët e partive politike në Lipjan, Imri Ahmeti, Hyzer Rizani dhe Avni Jashari, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shqiprim Zeqirit.
Imri Ahmeti:
‘’ Lajmi për humbjen e të riut Shqiprim Zeqiri nga fshati Hallaq i Madh, na trishtoj të gjithëve, bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen së bashku me familjen Zeqiri.🙏🏼
Në emër të institucioneve të Komunës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeqiri për këtë humbje që na pikëlloj të gjithë qytetarët e komunës tone’’.
Hyzer Rizani:
‘’ Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta e të riut Shqiprim Zeqirit nga fshati Hallaq i Madh.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët.
U prehsh në paqe Shqiprim!’’.
Avni Jashari:
‘’Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të shokut Shqiprim Zeqirit. Ditë më parë ai së bashku me vëllain e tij Festimin u aksidentuan me makinë në afërsi të fshatit të tyre, Hallaq i Madh, gjersa po shkonin në punë. Me këtë rast shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zeqiri dhe babait të ndierit, ish arsimtarit tim Feriz Zeqri!
Gjithashtu uroi dhe lus Zotin e Gjithësisë që Festimi të shërohet sa më parë dhe të kthehet në mesin familjar dhe në mesin tonë shoqëror!’’
COMMENTS