Delegatët e OIK-ut i dalin në mbrojtje kolgëve të tyre në QKMF-në e Lipjanit

Delegatët e OIK-ut i dalin në mbrojtje kolgëve të tyre në QKMF-në e Lipjanit

REAGIMI RUS PËR SULMET NË SIRI

Një qytetar M.S nga Lipjani, dje në llogarinë e tij Facebook ka publikuar një video, me të cilën ai pretendonte se mjekët dhe infermierët e Shtëpisë së Shëndetit nuk po e zbatonin orarin e punës.

Ai kishte shkruar madje, se nënës së tij, të cilën ai e shoqëronte, nuk i ofroi askush ndihmë mjekësore nga personeli, pasi që kishin filluar pauzën gjysmë ore më herët, njofton Ulpianapress.

Vargut të reagimeve i’u bashkuan edhe delegatët e Odës së Infermiërevë të Kosovës, duke e mohuar një gjë të tillë, derisa sipas tyre infermierët janë në vendin e tyre të punës, duke iu shërbyer qytetarëve.

Tutje në reagim thuhet se mantelbardhët duhet të trajtohen me ndershmëri, për punën humane që bëjnë.

‘’Dje, në media ka qarkulluar nje video, nëpërmjet të së cilës, pa të drejtë akuzohen, fyhen dhe injorohen profesionistët shëndetësor, nē Qkmf, Lipjan.
Në video shihen qartë që infermierët janë në vendin e tyre të punës, duke iu shërbyer qytetarëve.
Për më tepër pacienti ne momentin kur ankohet është kohë pauze. Dhe, në ordinancën ku është drejtuar pacienti pa u ofruar fare në recepion, mungon mjekja e cila kordinohet me mjekët tjerë që pauzën ta bejnë me radhë.
Është shqetësuese që janë bërë modë kohëve të fundit, video inqizimet e tilla duke bërë presion të vazhdueshëm në punën humane të mantelbardhëve.
Prandaj, si delegatë të Odës së Infermierëve të Kosovës kërkojmë prej qytetarëve të distancohen nga veprimet e tilla keqdashëse, të ndalet gjuha fyese, nënçmuese ndaj infermierëve,sepse, ato janë në shërbimin të qytetarëve kur ata kanë nevojë. Gjithashtu janë edhe familjare, janë gra, janë nëna dhe është e ulët të fyhen në atë mënyrë, derisa ato janë ne vendin e tyre punës dhe duke kryer punën e tyre.
Me një fjalë është e rrugës që mantelbardhët të trajtohen me ndershmëri, për punën humane që bëjnë.
Sepse, mantelbardhët janë kontakti i parë me të posalindurin, në momentin kur vie ne jetë, dhe janë kontakti i fundit me pacientin duke u munduar t’ua lehtësojnë dhimbjet në momentet e fundit të jetës.
Si përfundim edhe punëtorët shëndetësor kanë drejtat e tyre që mbrohen me ligj dhe në rastin konkret iu shkelet e drejta e ushtrimit te profesionit, dhe kjo kërkon ndjekje gjygjësore’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)