Kuvendari Tasholli me plot kritika për Drejtorinë e Shëndetësisë së Lipjanit (Video)

Kuvendari Tasholli me plot kritika për Drejtorinë e Shëndetësisë së Lipjanit (Video)

Macron anulon vizitën në Serbi

Kuvendari i PDK-së së Lipjanit, Argjend Tasholli, në një konferencë për media, pati shumë kritika për gjendjen në sistemin shëndetësor, në veçanti për drejtorin e QKMF-së, Agim Krasniqi.

‘’Ky vit filloi me skandale si zakonisht në shëndetësi.E kemi rastin e fundit me pacienten e moshuar në QKMF pa mjek .Kjo dhe gjërat e tjera flasin më së miri, se si është gjendja në shëndetësinë e Lipjanit. E gjithë kjo që është duke ndodhur në shëndetësi, është si rezultat i keqmenaxhimit të drejtorit të QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë.’’, tha Tasholli.

Tasholli tutje ka shtuar se ai dhe subjekti të cilit i takon mendojnë se duhet të hartohen politika të cilat janë prioritete për qytetarët e komunës dhe trajtimi ndaj tyre të jetë sa ma mire, sepse ata janë tatimpagues të komunës.
‘’Qytetarët e komunës së Lipjanit nuk meritojnë trajtime të tilla sepse ata janë tatimpagues dhe meritojnë një trajtim në mënyrë më të mirë të mundshme,Ne si PDK mendojmë se duhet të hartohen politika të cilat janë prioritete për qytetarët e komunës së tonë’’, tha mes tjerash Tasholli./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)