Distria Krasniqi, kampione e re e Evropës

Distria Krasniqi, kampione e re e Evropës

Përgjaket prapë derbi Crvena Zvezda – Partizan, shikoni si tifozët ia kanë vënë flakën stadiumit

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo në kategorinë 52 kg. Sportistja e njohur kosovare sot e ka fituar medaljen e artë në Kampionatit Evropian të grupmoshës U-23, i cili po mbahet në Podgoricë.


Në finale Krasniqi mposhti Alexandra-Larisa Florian nga Rumania.
Në fakt, ajo pati ecuri të suksesshme në Mal të Zi. Xhiron e parë Distria e ka kaluar pa luftë. Kurse, në rrethin e dytë reprezentuesja kosovare e ka mposhtur izraeliten, Betina Temelkova.

Ndërsa, në betejën për kualifikim në gjysmëfinale Krasniqi e ka mundur rusen Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale Distria mposhti italianen Francesca Giorda, shkruan “Zëri”.

Në finale për medaljen e artë kosovarja fitoi edhe ndaj Alexandra-Larisa Florian nga Rumania.
Në këtë Evropian po marrin pjesë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova. Deri më tani janë eliminuar Leutrime Krasniqi dhe Flaka Loxha, të cilat kanë humbur në xhiron e dytë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)