E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja se pse skuadra serbe nuk u lejua të futet në Kosovë

E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja se pse skuadra serbe nuk u lejua të futet në Kosovë

TËRHIQET XHAVIT HALITI, PUBLIKISHT KËRKON FALJE PËR FARK-UN

Nga mediat serb qarkulloi lajmi se se skuadra e basketbollit në ligën e dytë të Serbisë, “Sloga” nuk është lejuar të futet në Kosovë nga pika kufitare në Jarinjë.

Kjo pasi skuadra e ligës së dytë të basketbollit ishte nisur drejt Mitrovicës për ta zhvilluar ndeshjen me skuadrën e ashtuquajtur “Trepça”, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq, Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku nga atje thanë se ekipi në fjalë nuk ka leje nga ministria kompetente për të hyrë në Republikën e Kosovës.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Kujtojmë se kjo nuk është ndalesa e parë që shteti ynë i bën sportistëve serb, pasi që ndeshjet e kampionati serb cilësohen si ilegale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)