Mancini: Më vjen keq për Zaniolon, lista për Europianin thuajse gati

Mancini: Më vjen keq për Zaniolon, lista për Europianin thuajse gati

Giorgio Chiellini kërcënon Barcelonën

Trajneri i Kombëtares Italiane, Roberto Mancini ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në shkallët e “San Siro”-s për të ndjekur live derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit, të fituar nga zikaltrit me rezultatin 4-2.

“Pjesën e parë Milani ishte vendosur shumë mirë dhe kontrolloi lojën, ndërsa Interi bëri vetëm një kundërsulm me Lukakun. Më pas erdhi goli i Brozovic, që tronditi besimin te kuqezinjtë dhe pas golit të barazimit, Interi ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Mancio.

Italia siguroi kualifikimin për në Kampionatin Europian duke marrë pikë të plota në grup, ndërsa trajneri tani ka nisur punën për të përgatitur listën e futbollistëve që do të marrë me vete për këtë kompeticion, ndonëse pranoi se shumicën e emrave i ka vendosur.

“Po ndjek me vëmendje shumë futbollistë, por mund të them që e kam thuajse gati listën e lojtarëve që do të marr në Kampionatin Europian. Më vjen keq për Zaniolon që u dëmtua në momentin e papërshtatshëm, por në mesfushë jemi të plotësuar gjithsesi”, tha trajneri i Italisë./TCh

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)