Ibrahimovic pas humbjes: E vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi

Ibrahimovic pas humbjes: E vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi

Arbëria “shkatërron” Ramiz Sadikun

AC Milan ka pësuar humbje mbrëmë në derbin e quajtur “Della Madonnina”, në përballje me Interin.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 0 me 2 në favor të “Rossonerëve”, me golat e shënuar nga Ante Rebiç dhe Zlatan Ibrahimovic.

Por, 45 minutat e pjesës së dytë të takimit shkuan ters për “Zikaltërit”, duke u rrotulluar rezultati plotësisht.

Milan humbi epërsinë që kishte në dy gola, duke i pësuar 4 me 2.

Brozovic, Vecino, De Vrij dhe Lukaku së bashku i dhanë goditjen ekipit të Stefano Piolit.

E pas ndeshjes është prononcuar sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic.

Ibra deklaroi se është vështirë të paramendohet se çka ndodhi pas fraksionit të parë.

“Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushimin mes pjesëve i thamë vetes tonë se 15 minutat e para në pjesën e dytë do të jenë vendimtarë dhe në atë periudhë 15-minutëshe ne i pësuam dy gola”, tha Ibrahimovic.

Ai theksoi se ekipi nuk kishte besim në fitore.

“Ne u ndalëm, ekipi nuk besoi më, nuk bëri presion më dh nuk e lëvizi topin përreth mjaftueshëm. Pas barazimit, cdo gjë dështoi”, shtoi ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)