Vlora Limani-Hajnuni: Gratë të jenë gjysma e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës

Vlora Limani-Hajnuni: Gratë të jenë gjysma e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës

Kuvendarja më e votuara në Lipjan falënderon votuesit

Vlora Limani-Hajmuni, kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit, ka thënë se beson që gjërat do të përmirësohen ende, për sa i përket përfaqësimit të grave në politikë.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se në këtë sferë punë të madhe duhet të bëjë edhe Kuvendi i Kosovës, duke nisur nga numri i barabartë i grave dhe burrave në të.

“Tash qëndrojmë shumë më mirë sesa që kemi qenë menjëherë pas luftës në aspektin e përfaqësimit gjinor”.

“Dhe besoj që do të ketë numër më të madh të grave në politikë. Megjithatë, tek përfaqësimi gjinor në ekzekutiv ka dallim mes atij qendror dhe lokal”.

“Besoj që do të ketë kryetarë komunash që do ta respektojnë ligjin për barazi gjinore. Edhe Kuvendi i Kosovës duhet të përfshihet në këtë ligj. Shumica e subjekteve politike kanë filluar ta kuptojnë se është mangësi të mos kesh gra në pozita udhëheqëse, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)