Diskutohet projekt – Rregullorja rreth orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit

Diskutohet projekt – Rregullorja rreth orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit

Urban Center: Faleminderit të dashur klientë

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur dëgjim publik lidhur me projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar se jemi ne fazën e konsultimit me publikun lidhur me krijimin e bazës ligjore e cila do të përcaktoj orarin e punës të subjekteve afariste në Komunën e Lipjanit.

Ai po ashtu ka thënë se në bashkëpunim me afaristët do të vendosin për procedimin e mëtutjeshëm të kësaj draft Rregullore konform legjislacionit në fuqi.

Pas propozimeve të shumta nga ana e përfaqësuesve të bizneseve lidhur me këtë projekt-Rregullore e cila do të rregulloj orarin e punës të subjekteve afariste që gjendën në Komunën e Lipjanit, të gjithë së bashku u dakorduan që të vazhdohet me diskutime tjera shtesë me sektorë të veçantë – grupe të interesit përmes drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim deri në finalizimin e këtij dokumenti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)