KB Lipjani fiton duelin ndaj Vushtrrisë

KB Lipjani fiton duelin ndaj Vushtrrisë

KB Lipjani në prag të shuarjes

Një përfundim në të mirë të vendasëve, KB Lipjani ka fituar me rezultat 108-93 kundër KB Vushtrisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë në basketboll, njofton Ulpianapress.

Në përballjen e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Better Life”, vendasit triumfuan me rezultat 108-93.

Skuadra nikoqire e nisi bindshëm sfidën duke e fituar çerekun e parë me 20-të pikë diferencë (32:12).
Edhe cereku i dytë ishte në favor të lipjanasëve, të cilët 8-të më shumë pikë se kundërshtari në këtë çerek (32:24)

Mysafirët u kthyen në çerekun e tretë për ta ngushtuar diferencën (21:25) dhe shkuan në pushim me rezultat 87-61.

Mirëpo, vushtriasit e arritën paksa ta shkrinë epërsinë në çerekun e fundit (24:32), megjithatë vendasit ia dolën që të fitonin me 15 pikë epërsi.

KB Lipjani është e dyta në tabelë me 9 pikë, një më pak se lideri United Basket.

Ndërkaq, Vushtria është e parafundit të tabelës me vetëm 5 pikë të arkëtuara nga pesë ndeshje. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)