Veseli këmbëkryq në odën e Sadri Shalës në Kleçkë

Veseli këmbëkryq në odën e Sadri Shalës në Kleçkë

Theresa May i mbijeton votëbesimit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, krahas obligimeve në parti, gjen kohë edhe për vizita të ish-bashkëluftëtarëve të tij, njofton Ulpianapress.

Veseli ishte mysafir në odën e Sadri Shalës në Kleçkë, i rrethuar me rreth 43 burra, pjesa dërmuese e tyre ish-bashkëluftëtarë të tij, të cilët gjatë luftës, ishin pjesë e Brigadës 121.

Të ulur përreth një sofre gjigante, e të shoqëruar më këngë të instrumenteve folklorike, dikur në frontin e luftës, pa e ditur se do të mbesin të gjallë, çlirimtarët, tani po bënin qejf, duke i’u gëzuar takimit të tyre në liri.

Nikoqiri Sadri Shala, ndryshe shumë i dashur nga qyetarët lipjanas, pritet të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme komunale, me shumë gjasë i kandiduar nga PDK-ja.

Në këtë takim ishte edhe asambleisti më i zësëhëm në Kuvendin e Lipjanit Argjend Tasholli (PDK), i cili edhe e postoi këtë takim, në rrjetin e tij social./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)