Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell në Lipjan (Foto)

Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell në Lipjan (Foto)

UN dhuron ndihma për familjet që kanë nevojë në Komunën e Lipjanit

Përhapja e koronavirusit ka rritur frikën edhe tek kosovarët, ani pse nuk ka nevojë për panik të shtuar.

Pas shfaqjes së disa rasteve të infektuara me koronavirus në Shqipëri, padyshim se rreziku për përhapje të këtij virusi edhe në Kosovë është mjaftë i lartë, percjell Ulpianapress.

Qysh nga mbrëmë, qytetarët po furnizohen me ushqime e produkte të tjera higjienike në super -markete.
Madje, sot është parë një dyndje e madhe e qytetarëve duke zbrazur raftet e marketeve, derisa interesimi më i madh është për miellin.

Përmes disa imazheve të dërguara në adresë të Ulpianapress, një qytetar ka treguar se janë krijuar kolona nga makinat, nga radhët e gjata për tek një mulli në fshatin Banullë të Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)