Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka themeluar komision AD-HOC për parandalimin COVID- 19 (Coronavirus) i cili komision është mobilizuar me qëllim të paranadlimit të kësaj pandemie në territorin e Komunës së Lipjanit.
Komisioni është ngritur me qëllim të shtoj vigjilencën kundrjet kësaj pandemije e cila ka përfshirë tërë botën edhe pse në vendin tonë nuk është përfshirë ende asnjë rast.
Në këtë takim është theksuar se Komuna e Lipjanit shumë shpejt do të fillojë dezifektimi, dezisektimi, deratizimi i të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore dhe të gjitha instutucioneve publike si mas preventive ndaj virusit.
Po ashtu nga Drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan është bërë e ditur se tashmë janë në gjendje gadishmërie në rast të paraqitjës së ndojnë rasti me këtë virus.
Ky komision ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
COMMENTS