46 vjeçari nga Lipjani është personi i 21-të i konfirmuar me koronavirus

46 vjeçari nga Lipjani është personi i 21-të i konfirmuar me koronavirus

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 12-të me radhë

Para pak minutash Insituti i Shëndetësisë Publike, e konfirmoi rastin e 21 me koronavirus në Kosovë.

Sipas ISHPK-së, rasti pozitiv është një person me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

“Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive”.

“Apelojmë të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK”, thuhet në njoftim.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.853 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 809 thirrje telefonike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)