Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se për shkak të shfaqjes së koronavirusit, si masë mbrojtëse do të mbyllin përkohësisht dy kuzhinat popullore, atë në Prizren dhe në Janjevë të Lipjanit.
Por, Kastrati ka siguruar familjet se tani e tutje ushqimin do t’ua dërgojë në shtëpi.
Ai ka kërkuar nga donatorët të vazhdojnë kontributin për të mundësuar funksionimin e këtyre kuzhinave. K
Ky është njoftimi i tij i plotë:
NJOFTIM!
Kuzhina popullore e “Jetimave të Ballkanit”, që vepron në Prizren për një dekadë, falë bamirësve nuk u ndal asnjë ditë të vetme. Në kuzhinën tonë për këto vite u ushqyen mijëra persona. Familje skamnore, jetimë, të sëmurë, e të gjithë ata që patën nevojë. Po ashtu muaj më parë hapem edhe kuzhinën tjetër në Janjevë që po ashtu është në shërbim të skamnorëve të kësaj ane. Të nderuar bamirës, ju qytetarë! Masat e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, na obligojnë edhe neve që të ndërmarrim hapa të tillë. Në mesin e tyre është edhe mbyllja e përkohshme e kuzhinave tona në Prizren e Janjevë. Por, kjo nuk do të thotë që ne të ndalim aktivitetin tonë. Do të ndryshojë vetëm forma e aktivitetit. Tani e tutje të gjitha atyre familjeve që janë ushqyer në kuzhinën tonë, do t’u dërgojmë ushqim në shtëpi, si masë parandaluese. Ftojmë donatorët dhe bamirësit të vazhdojnë të përkrahin funksionimin normal të kuzhinës sonë. Ne po ashtu do të ndërmarrim edhe masat higjienike dhe sanitare të përfshira në Masat Qeveritare, në mënyrë që të parandalojmë çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit. Edhe kjo situatë do të kalojë shumë shpejt. Ndërsa neve do të njoftojmë menjëherë për rihapjen e tyre.
Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj sprove!. /Lajmi.net/
COMMENTS