Koha për angazhim, e jo pë fyerje

Koha për angazhim, e jo pë fyerje

Duke e kujtuar të kaluarën, më së miri e ndërtojmë të ardhmen

Shkruan: Arian Hasani

Fatkeqsisht edhe në këto ditë të vështira, zyrtarë të disa partive politike në Lipjan nuk e kanë ndërmend ta lënë anash politikën, mendimin ndryshe vetëm për çështje politike e partiake. Është mjaftë shqetësuese për ne qytetarët teksa shohim pozitë e opozitë se si sulmojnë njëra tjetrën deri në ofendime e injorime.

Bota, Kosova por edhe Lipjani tashmë janë prekur nga një virus i cili po merr jetra njerzish, e që përgjegjësia për masa na bie secilit prej nesh. Askush nuk mund të amnistojë veten nga fajsia andaj është joetike që në kohë pandemie e tmerri që po kalojnë qytetarët të shajmë njëri-tjetrin dhe nga tastiera e kompjuterit të drejtojmë gishtin kah fajtori.

Bëj thirrje për bashkim, kujdesi, maturi dhe mbi të gjitha solidarizim.
Çdo përpjeke jona në këtë drejtim është e nevojshme, andaj në vend që të gjykojmë e ofendojmë, le të bashkohemi që qytetarëve tua lehtësojmë kapërcimin e kësaj gjendjeje.

Le ta kalojmë këtë gjendje sa më lehtë, pastaj kemi kohë të merremi me politika ditore, të analizojmë angazhimin e gjithësecilit gjatë kësaj periudhe.
Madje, do të kemi kohë edhe të merremi për drejtëshkrimin e filloristëve, me kapacitetin intelektual të doktorëve të shkencave, për gjendjen shpirtërore të superpolitikanëve lokalë.

Pse jo, disa superpolitikanë lokalë do të kenë kohë të kryejnë edhe shkollën e mesme por edhe fakultetin!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)