Komuna e Lipjanit dhuron maska dhe doreza për Stacionin Policor Lipjan

Komuna e Lipjanit dhuron maska dhe doreza për Stacionin Policor Lipjan

Stuhi e madhe e frymës dhe shiut në Lipjan, shikoni pamjet

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emër të Komunës sot ka dhuruar një donacion mbështetës maska dhe doreza për stacionin Policor në Lipjan, po ashtu ka falënderuar për punën që po bëjnë për menagjimin më të mirë ndaj situates së krijuar nga Covid-19.

Komandanti Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi ka falënderuar në mënyrë të veçantë Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep policisë në Stacionin Policor Lipjan, me donacionin e furnizimit me maska dhe doreza që ka si qëllim kujdesin ndaj shëndetit të policeve gjatë kryerjes së shërbimeve në këtë kohë kur po përballemi me gjendjen emergjente të pandemisë me rastet e konfirmuara në Kosovë të Corona Virus Covid 19.

Komuna e Lipjanit ka ndihmuar stacionin policor edhe me dezinfektues të ndryshëm si dhe dy vetura zyrtare vetëm për shfrytëzim gjatë kësaj situate.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)