Gjat ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka mbyllur sheshin ‘’Adem Jashari’’ edhe parqet e qytetit të Lipjanit.
Të gjitha rrugët që të çojnë në shesh dhe parqe janë bllokuar me shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin lirshëm, percjell Ulpianapress.
Kjo pasi nga sot fillojnë edhe ngritja e temperaturave dhe koha do të jetë me diell dhe ngrohtë, ku edhe mund të rritet numri i njerëzve në këto vende.
Ndryshe, dje janë regjistruar edhe dy vdekje nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar numrin në tre, ndërsa të infektuar janë 170 persona./Ulpianapress/
COMMENTS